Tesla ‘nuk është e interesuar’ të prodhojë makina në Indi

Gjiganti i automjeteve elektrike (EV), Tesla, në pronësi të Elon Musk, “nuk është i interesuar për prodhimin në Indi”, tha ministri i industrisë së rëndë të vendit.
Këto komente u bënë të hënën, ndërsa qeveria indiane lëshoi udhëzime të hollësishme për një skemë për të promovuar prodhimin e automjeteve elektrike në vend, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kjo është hera e parë që India ka pranuar publikisht se nuk ka qenë në gjendje të tërheqë investime nga Musk, edhe pasi zbuloi stimuj për gjigantët globalë të automjeteve elektrike marsin e kaluar.
Ministri HD Kumaraswamy konfirmoi se Tesla do të hapë dy sallone ekspozitash në Indi dhe do të ketë një prani me pakicë.
“Mercedes Benz, Skoda-Volkswagen, Hyundai dhe Kia kanë treguar interes [për prodhimin e makinave elektrike në Indi]. Tesla – nuk presim prej tyre”, tha Kumaraswamy.
Komentet vijnë pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në shkurt se do të ishte “e padrejtë” për SHBA-në nëse Tesla do të ndërtonte një fabrikë në Indi.