Tesla, ashtu si Apple, tani do t’ju bëjë të blini veçmas një karikues për makinën tuaj

Është një refren i zakonshëm mes fansave të Tesla-s që Tesla është një kompani teknologjike, jo një kompani makinash.

Dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk “sapo ndihmoi të vërtetonte” se ata kanë të drejtë.

Tesla ka ndaluar përfshirjen e kabllove të karikimit me makinat e saj elektrike, tha Musk në një seri postimesh në Twitter të shtunën.

Ndryshe, në vitin 2020, Apple ndaloi dërgimin e iPhone me karikues të përfshirë, duke provokuar zemërimin e klientëve në mbarë botën.

Në atë kohë, Apple tha se masa do të ndihmonte në uljen e ndikimit mjedisor të iPhone duke i lejuar kompanisë të përdorë më pak paketim.