Tërmeti trondit Greqinë
Një tjetër tërmet është regjistruar gjatë kësaj të premteje në Greqi. Qendra Europiane e Sizmologjisë ka raportuar se tërmeti ishte me magnitudë 4,6 rihter dhe me një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në juglindje të Moíres, ku janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera gjatë ditëve të fundit. Nuk ka raportime për dëme materiale.