Tërmet në pjesën juglindore të Maqedonisë
Shkup, 14 tetor – Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka regjistruar tërmet 135 kilometra në juglindje të Shkupit, që vjen nga zona epiqendrore Gjevgjeli – Gumenxhë.
Sipas të dhënave me të cilat disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 23 e 56 minuta me magnitudë lokale të Rihterit 2.0 dhe intensitet prej tre ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Tërmeti është ndjerë nga banorët në Bogdanc, Gjevgjeli dhe rrethinë.