Tërmet në Kili

Tërmet me magnitudë prej  6.2 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e Kilit, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 157 kilometra në perëndim-veriperëndim të Ankud, Kili dhe në një thellësi prej 10 kilometrash, shtoi EMSC.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.