Tërmet në Iran

Të paktën tre persona e kanë humbur jetën herët në mëngjes nga tërmeti me intensitet prej 6,1 ballë sipas Rihterit në Iranin jugor, njoftoi televizioni  shtetëror.

“Për fat të keq, deri tani kemi tre raste të vdekjes dhe tetë të lënduar”, deklaroi për televizionin Mehrdad Hasanzadeh, shef i drejtorisë për gjendje të jashtëzakonshme në provincën Hormuzgan në bregun e Gjirit Persik.

Tërmeti ka qenë në thellësi prej 10 kilometrave, njoftoi Qendra sizmologjike evropoiane-mesdhetare – EMSC.

Irani ka pësuar disa tërmete shkatërruese gjatë disa viteve të fundit.