Tërhiqen nga shitja akulloret Kit Kat dhe Milka, përmbajnë shumë oksid etilik
Shkup, 6 gusht – Operatori me ushqim (importues dhe shpërndarës) ALMA M, mbi bazë të lëshimit të vendimit nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) nga tregu kryen tërheqjee e menjëhershme të produkteve të pasigurta – akullore, për shkak të rritjes së konfirmuar të pranisë së oksid etilenit, informon AUV.
Nga tregi, siç saktësojnë, tërhiqen edhe akullorja KIT KAT 20х90 ml me numër serik/lot PL1048 dhe afat të përdorimit deri më 28.02.2023, me origjinë nga Franca.
“Arsye për tërheqje është prodhim i pasigurt për shkak të pranisë së oksid etilenit i cili është rrezik potenciaë për shëndetin e njerëzve”, thonë nga AUV-ja.
Për shkak të arsyes së njëjtë tërhiqet edhe akullorja Millka vanilje 20х100 ml me nunër serik /lot:MI1118, MI119 dhe afat të përdorimit deri më 30.04.2023, me origjinë nga Polonia, si dhe akullorja Milla çokollatë me lajthi 20х100 ml me numër serik /lot:MI1117 dhe afat të përdorimit deri më 30.04.3023, me origjinë gjithashtu nga Polonia, importues i së cilës është ALMA M.