Tensionohet situata në Ohër, policia përplaset me protestuesit (Video)

Ohër, 7 tetor – Sot në Ohër do të hapet klubi i ri kulturor me emrin “Mbreti Borisi i Tretë”. Në ballkonin e kësaj qendre po qëndrojnë mysafirë të cilët kanë ardhur për hapjen solemne. Poshtë gjithashtu ka edhe qytetarë nga Ohri të cilët kanë dalë për të protestuar, ndërsa njëri prej tyre ka hedhur edhe një mjet drejt mysafirëve. Policia tentoi të arrestojë gjuajtësin mirëpo demonstrantët u përplasën me policinë duke mos lejuar arrestimin e tij, me çka policia hoqi dorë nga tentimi, informon Zhurnal.

Atmosfera në Ohër po bëhet gjithnjë e më tensionuese. Demonstrantët janë gjithnjë e më nervozë, ndërsa të shara dëgjohen nga të dyja palët, sikurse nga demonstrantët ashtu edhe nga klubi bullgar ku ka provokime.

Protesta ka filluar para gjysmë ore, ndërsa ka edhe shumë zyrtarë policorë///Zhurnal.mk