Tenderi i parë për “Bus Rapid Transit” deri më 15 shtator

Shkup, 30 gusht – Në fazën përfundimtare është përpunimi i dokumentacionit të tenderit për shpalljen e tenderit për kryerje të fazës së parë për “Bas rapid transit”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. Ai potencoi se bëhet fjalë për një projekt kompleks që nuk duron improvizim.
Kryetari i Qytetit të Shkupit pret deri më 15 shtator të mund të shpallet thirrje publike për fazën e parë, gjegjësisht faza kualifikuese.
“Është shumë e rëndësishme edhe ajo që në vetë trasën pika më kritike është ura për “Kombe të Bashkuara”. Vendimi ynë dhe vendimi im si kryetar i këtij qyteti është të kryejmë zëvendësim të urës “Kombe të Bashkuara”, që do të thotë se ajo urë duhet fazë pas faze të hiqet dhe të ndërtohet urë e re me tre korsi e tillë që të mundet edhe korridori i “Bas rapid transit” të hyjë me kapacitet të plotë deri në Gjorçe Petrov”, shton ai.
Gjatë ndërtimit të urës së re, Shilegov theksoi se duhet të merret parasysh se nën atë urë kalon një tubacion për furnizim me ujë të Shkupit, si dhe shumë ujëra nga ngrohtorja.
Ai pret deri në fund të vitit 2024 plotësisht të vihet në funksion ura e “Kombeve të Bashkuara”.