Ten Hag për De Jong: Nuk flas për lojtarë që janë nën kontratë me ekipe të tjera
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag nuk ka pranuar të flas në lidhje me Frenkie De Jong.
De Jong u tha se ishte shumë afër transferimit në ‘Old Trafford’, ndërsa tani një lëvizje e tillë mund të mos ndodhë.
Kjo pasi, së fundmi u raportua se holandezi ka vendosur të qëndrojë te Barcelona.
Ndërsa, ishte trajneri i Man United që u pyet në lidhje me mesfushorin, por ai refuzoi të përgjigjej.
“Nuk flas kurrë për lojtarTen Hag për De Jong: Nuk flas për lojtarë që janë nën kontratë me ekipe të tjera që janë nën kontratë me ekipe të tjera. Nuk do të përgjigjem në lidhje me Frenkie”, ishin fjalët e trajnerit holandez.
De Jong ishte një nga dëshirat më të mëdha të Erik ten Hag, por me shumë gjasë ai do të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

