Temperaturat sot në Maqedoni deri 41 gradë
![](https://medial.mk/wp-content/uploads/2021/08/moti1-750x375-2.jpeg)
Shkup, 9 gusht – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura maksimale do të lëviz prej 31 deri në 41 gradë. UV indeksi do të jetë 9, kumtoi Drejtoria për punë hidormeteorologjike.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 38 gradë.
Nesër moti do të jetë me diell dhe shumë I ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me temperature mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperatura maksimale në zonat juglindore do të tejkalojë 40 gradë. Të mërkurën do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa kushte për shi lokal do të ketë edhe të enjten, kur temperaturat do të bien për disa gradë.