Televizori më i madh në botë peshon mbi 181 kilogramë

Sony PVM-4300 është një televizor tepër i rrallë që ka fituar statusin legjendar si televizori më i madh me tub katodik (CRT) i shitur ndonjëherë.
I prezantuar në fund të vitit 1988 për të festuar 20-vjetorin e markës Trinitron të Sonyt, PVM-4300 ishte një pajisje jashtëzakonisht e shtrenjtë, që prodhohej vetëm me porosi dhe që shumica e njerëzve mund ta ëndërronin ta blinin.
Ai u hodh në shitje në Japoni me një çmim prej 2,430,000 jen japonez (rreth 17,500 dollarë sipas kursit të këmbimit të vitit 1988) dhe përmbante teknologji të avancuar për të reduktuar lodhjen e syve nga dridhjet dhe për të përmirësuar qartësinë e imazhit në ekranet e mëdha.
Me asnjë njësi të vërtetë të njohur dhe vetëm disa fotografi “të jetës reale” përveç materialeve promocionale të kohës, njerëzit mund ta imagjinonin vetëm se si dukej në të vërtetë.
Dhe pastaj ndodhi një mrekulli! Më 22 dhjetor 2024, modifikuesi i njohur i konzolave të video-lojërave, Shanks, tronditi botën me një video në YouTube ku shfaqte një Sony PVM-4300 funksional.
Nuk është e qartë sa Sony PVM-4300 janë prodhuar ndonjëherë, por duke gjykuar nga rrallësia ekstreme e tyre, PVM-4300 i Shanks mund të jetë i vetmi që ka mbetur në botë.