Telekom: Rrjeti 5G i qasshëm edhe në Shkup

Shkup, 8 mars – Telekomi i Maqedonisë njoftoi se rrjeti i tyre 5G tani më është aktivë në “East Gate Mall” në Shkup, si dhe në vendbanimet Çento, Maxhari, Autokomand, Hekuran, Keramidnicë dhe Hipodrom. Kompania paraprakisht e filloi rrjetin e parë 5G në 15 qytete dhe në rrethinat e tyre.

Nga Telekomi paralajmërojnë se deri në fund të muajit rrjeti do të jetë i qasshëm edhe në rajonet e shkupit: Çait, Fushë Topanë, Radishan, Butel, Shuto Orizare, Bardovcë, zonën industriale Vizbegë (rruga e vjetër e Kaçanikut – rruga “Hasan Prishtina”), Gjorçe Petrov, Dame Gruev, Krom, Nerez të Poshtëm, Vllae, Karposh 4, Karposh 4, Momin Potok, Taftalixhe 2.

“Deri në maj të këtij viti Shkupi plotësisht do të mbulohet me sinjal 5G. Deri në fund të vitit, 26 qytete në Maqedoni do të mbulohen me pajisje nga gjenerata e re. Telekomi i Maqedonisë mundëson shfrytëzimin e shërbimeve 5G paralelisht dhe në kombinim me 4G, me teknologji të avancuar për shfrytëzim dinamik të radiofrekuencave aktuale”, theksohet në kumtesën e Telekomit të Maqedonisë.

Prej atje theksojnë se rrjeti është i përgatitur të mundësoj super internet të shpejt të gigabajtëve celular, menjëherë pas përfundimit të procesit për ndarjen e radio-frekuencave për radio perimetër të 700MHz dhe 3,6GHz nga ana e AKE-së.