“Telekom” nga Maqedonia e Veriut merr çmim për filantropi korporative
- Çmimin e ndajnë AmCham dhe Konekt në kuadër të projektit të USAID-it “Partneritete për donacione”.
- Nisma e shpërblyer „Së bashku për internet pa urrejtje” është projekt në partneritet i Fondacionit Telekomi për Maqedoninë dhe UNICEF-it
“Telekom” nga Maqedonia e Veriut, mori çmim për përkushtimin e saj në sferën e përgjegjësisë shoqërore për nismën “Së bashku për internet pa urrejtje”. Nisma e shpërblyer është pjesë e partneritetit midis UNICEF-it dhe Fondacionit Telekomi për Maqedoninë qëllimi i së cilës është t’i përfshijë fëmijët dhe të rinjtë në përballjen me një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet gjenerata e tyre – gjuhën e urrejtjes në internet. Çmimin prestigjioz e ndanë Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut (AmCham) dhe “Konekt” në kuadër të projektit të USAID-it “Partneritete për donacione”.
“Jemi krenarë për këtë mirënjohje që e konfirmon përkushtimin tonë për një shoqëri të barabartë dhe etike digjitale. Si mundësues të botës digjitale e kemi për obligim të jemi pjesë e luftës kundër urrejtjes në internet, por edhe t’i stimulojmë dhe kyçim të rinjtë, t’u japim zë. Kjo është strategjia jonë por edhe arsye për të cilën e kemi nisur këtë nismë së bashku me partnerët tanë UNICEF-in. Besojmë se kemi prekur dhe frymëzuar shumë të rinj” – deklaroi Nikolla Lushev, Drejtor kryesor ekzekutiv i “Telekom” nga Maqedonia e Veriutit.
Nisma ka qasje inovative me atë që u jep zë fëmijëve dhe të rinjve vetë të jenë krijues të ndryshimit. Tridhjetë të rinj morën pjesë në punëtori dhe krijuan fushatë së bashku me profesionistë të fushave të ndryshme, që i përfshin mbi njëzet video për mediat sociale nën sloganin “Lamtumirë bullizmit”.
Së bashku për internet pa urrejtje e mban markën #GoodMagenta, të cilën e ndan Dojçe Telekomi, për projekte, masa dhe nisma me kontribut pozitiv ndaj sfidave sociale dhe shoqërore në botën digjitale. Misioni për hapësirë më të sigurt të internetit është pjesë e agjendës ESG të “Telekom” nga Maqedonia e Veriutit me të cilën synon drejt tejkalimit të hendekut digjital, shoqërisë inkluzive digjitale dhe praktikave të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

