Teherani do të ekzekutojë një akademik suedez – iranian

Një akademik suedez – iranian, i dënuar për spiunim për Izraelin do të ekzekutohet në Iran kah fundi i këtij muaji, informuan sot mediat lokale, transmetoi Bgnes.
Ahmad Raza Xhalali, i cili ka punuar në Institutin Karolinska në Stokholm, ishte arrestuar në prill të vitit 2016 gjatë kohës së vizitës në Iran.
Ai ishte dënuar me vdekje në vitin 2017, pasi ishte shpallur fajtor për dhënien e informacioneve për dy shkencëtarë iranianë të agjencisë izraelite të spiunimit Mosad, që shkaktoi vrasjet e tyre.
Duke iu referuar burimeve të informuara, agjencia iraniane ISNA informon se dënimi i tij me vdekje do të bëhet deri më 21 maj.
Xhallall mori shtetësi suedeze në shkurt 2018 përderisa ishte në paraburgim, disa muaj pasi Gjykata Supreme të Iranit e konfirmoi dënimin e tij me vdekje.