Teatri Kombëtar mbyllet për renovim

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka bërë të ditur se Teatrit Kombëtar i Kosovës është mbyllur për renovim.

Sipas njoftimit, arsyeja pse ka ardhur deri te kjo është gjendja jo e mirë fizike e objektit tash e sa kohë, përcjell Klankosova.tv.

“Gjendja faktike e sigurisë në të cilën punojnë punëtorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës është alarmante dhe kjo e bën kërkesën për renovim edhe më urgjente. Poashtu, ju njoftojmë se aktiviteti i përgjithshëm artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet”, thuhet në njoftim.

Tutje, ata njoftuan se Teatri Kombëtar i Kosovës e ka hartuar edhe planin e punës dhe të veprimit gjatë periudhës së renovimit dhe në bashkëpunim të ngushtë dhe intenziv me MKRS është duke punuar për sigurimin dhe adaptimin e hapësirave alternative ku do ta zhvillojë aktivitetin e vet.