Të shtunën mot me diell, por i ftohtë, të dielën rritje e temperaturave, ndërsa nga e hëna shi i kohëpaskohshëm dhe borë
Shkup, 21 shkurt – Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes i ftohtë me temperatura negative të mëngjesit. Nga e diela vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me rritje graduale të temperaturave, njoftoi DPHM.
Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. Nga e hëna do të ketë kushte për reshje lokale të shiut, ndërsa në male dhe në vende më të larta të borës së dobët.

