Të shtëna në aeroportin e Kanberrës
Aeroporti në kryeqytetin australian Kanberra është evakuuar për shkak të të shtënave me armë zjarri, njofton botimi australian “Standard net”. Sipas informacioneve ka një të arrestuar. Bëhet fjalë për sulmuesin e dyshuar.
Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar të paktën tetë deri në 10 të shtëna armësh pranë sporteleve të kontrollit të udhltarëve. Nuk ka të lënduar.
Policia ka konfirmuar se ka pasur një incident në aeroport, por nuk ka dhënë detaje.
Udhëtarët që tashmë kishin hipur në aeroplan gati për t’u ngritur, kanë mbetur të bllokuar në fluturake që nuk mund të ngriheshin për shkak të pezullimit të punëve të aeroportit për shkak të incidentit.
Sipas edicionit australian të “Dejli mejl”, fluturimet për dhe nga aeroporti janë pezulluar përkohësisht. Aeroporti është i rrethuar nga vetura policie.

