Të paktën tre të vrarë nga bombardimet ruse në qytetet lindore të Ukrainës

Një person u vra pasi një ndërtesë shumëkatëshe e mësimdhënies u granatua mëngjesin e sotëm në qytetin lindor të Kharkivit, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Raportohet se 11 persona të tjerë u plagosën ndërsa një person është bllokuar në rrënoja, raporton skynews.

Predhat goditën gjithashtu qytetin lindor të Kramatorskit sot, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur gjashtë, tha guvernatori Pavlo Kyrylenko.

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra gjatë pushtimit rus.

Ndryshe, Rusët sot sulmuan edhe një ndërtesë banimi në afërsi të aeroportit të qytetit historik, Lviv.