Të paktën tre persona e humbën jetën gjatë një sulmi në një kopsht fëmijësh në Kinë
Tre persona e humbën jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar në sulmin e sotëm me thikë në një kopsht në krahinën juglindore kineze Xhiangshi.
Sulmuesi me kapele dhe maskë ka hyrë në një kopsht privat në qarkun Anfu, kumtoi policia lokale.
Burri i dyshuar 48-vjeçar akoma është në arrati, ndërsa policia nuk e kumtoi moshën e viktimave.

