Të paktën pesë policë u lënduan në këmbim zjarri në Feniks

Të paktën pesë policë u lënduan sot në Feniks kur reaguan në alarmin për të shtëna në një shtëpi, kumtoi policia lokale.

Ata janë plagosur gjatë tentimit për të mbrojtur një foshnje. Zëdhënësi i policisë informon se foshnja nuk është lënduar.

I dyshuari për një moment u mbyll në shtëpi, ndërsa më vonë u gjet i vdekur në të, kumtoi policia, pa saktësuar  se si është vrarë. Në këmbim zjarrin një grua ka marrë lëndime të rënda.

Sipas shefit të policisë Xheri Uillijams, foshnja për një moment është vendosur në një valixhe, pastaj është nxjerrë jashtë.

Në vijim është hetimi për arsyet e incidentit.