Të paktën dy viktima dhe dhjetëra të plagosur nga tërmeti që sot tronditi Filipinet
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që ka tronditur sot pjesët veriore të Filipineve.
Tërmeti me 7 ballë sipas shkallës së Riterit e goditi provincën Abra në pjesët veriore malore të vendit, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe dëmtime në objekte.
Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë kumtoi se tërmeti ishte shkaktuar nga lëvizja e pllakave tektonike në një thellësi prej 25 kilometra, duke paralajmëruar për pasgoditje të mundshme.