Të paktën 87 të hospitalizuar pas rrjedhjes së gazit në një fabrikë në Indi

Të paktën 87 gra janë hospitalizuar pas rrjedhjes së gazit në një fabrikë për veshje në pjesën jugore të Indisë, njoftuan sot mediat lokale. Punonjësit mbrëmë kanë pasur përzierje në stomak në një fabrikë në shtetin jugor Andra Pradesh. Nuk është vërejtur asnjë rast i vdekjes dhe situata sot është nën kontroll, thekson kanali televiziv India tudej.

Një incident i ngjashëm ndodhi edhe në muajin qershor, në të njëjtin rajon ku thuajse 200 gra e humbën vetëdijen pas rrjedhjes së gazit, përkujton kanali NDTV.

Në vitin 2020 të paktën pesë persona e humbën jetën ndërsa qindra u hospitalizuan pas rrjedhjes së gazit në fabrikën kimike në Visakapatnam, qytet-port industrial në shtetin e njëjtë.

India në vitin 1984 e pati një prej katastrofave më të këqija industriale në historinë e saj, që ndodhi në një fabrikë pesticidesh në Bopal, në pjesën qendrore të vendit.

Rreth 3.500 persona u gjetën pa shenja jete ditëve në vijim pas rrjedhjes së gazit helmues.

Edhe sot banorët atje pësojnë pasoja. Fëmijët lindin me mangësi dhe deformitete, si pasojë e ekspozimit në gaz tek nënat e tyre.