Të paktën 80 viktima në motin e keq në Madagaskar
Të paktën 80 persona humbën jetën në pjesën juglindore të Madagaskarit në stuhinë tropikale që fundjavën e kaluar e goditi ishullin në Oqeanin Indian, duke shkaktuar përmbytje, duke shkatërruar shtëpi dhe duke i lënë banorët pa energji elektrike.
“Njëri ndër qytetet më të goditura është Nosi Varika në bregun lindor, ku pothuajse 95 për qind e ndërtesave janë shkatërruar sikur sapo ishim bombarduar”, tha një përfaqësues i autoriteteve lokale.
Cikloni Baciraj e goditi kontinentin të shtunën në mbrëmje dhe e goditi bregun lindor me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fuqishme prej 165 kilometra në orë. Vlerësohet se 150.000 njerëz mund të zhvendosen.
Para dy javëve, stuhia shkatërruese tropikale Ana kaloi nëpër ishull, me ç’rast humbën jetën 55 persona, ndërsa 130.000 u zhvendosën.
Përfaqësuesi i UNICEF-it në vend, Zhan Benoa Mahhes dje paralajmëroi se shumë prej viktimave janë fëmijë, të cilët përbëjnë më shumë se 50 për qind të popullatës në vend.
Agjencia e KB-së informon se janë rrëzuar çatitë e disa shkollave dhe qendrave shëndetësore në zonat e goditura.

