Të paktën 44 persona kanë humbur jetën në Bangladesh
Në një zjarr të madh që ka shpërthyer mbrëmë në një magazinë kontejnerësh në pjesën juglindore të Bangladeshit kanë humbur jetën të paktën 44 persona, ndërsa më shumë se 170 janë lënduar.
Mes të vdekurve janë edhe pesë zjarrfikës, ndërsa janë lënduar 40 zjarrfikës dhe 10 policë.
Zjarri ka shpërthyer në një objekt kontejnerësh në Sitakundi, 40 kilometra larg qytetit portual Çitagong, duke shkaktuar shpërthime të mëdha të cilat dëmtuan shtëpitë aty pranë.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

