Të paktën 22 viktima gjatë shpërthimit në hotelin në Havana

Të paktën 22 persona humbën jetën në një shpërthim të fuqishëm në hotelin Saratoga në qendër të Havanës, ndërsa më shumë se 70 persona janë lënduar, publikoi televizioni shtetëror kubanez.

Autoritetet kubaneze  njoftuan se rezultatet e para  nga hetimi tregojnë se arsye për shpërthimin e djeshëm është rrjedhja e gazit.

“Tregohet se  shpërthimi ishte një aksident”, deklaroi presidenti kubanez Migel Dijaz-Kanel në fjalimin televiziv nga vendi i incidentit.

Ai theksoi se shpërthimi nuk është shkaktuar nga bomba dhe nuk ka indikacione se bëhet fjalë për sulm terrorist,  ndërsa pas kthimit nga vendi i shpërthimit dhe vizitës së shkurtër në dy spitale në të cilat janë dërguar të lënduarit, ai e quajti incidentin “aksident i trishtuar”.

Shpërthimi i djeshëm ndodhi në afërsi të shkollës me më shumë se 300 nxënës, njoftuan autoritetet shëbdetësore, ndërsa në të janë lënduar të paktën 15 fëmijë, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë, ndërsa një fëmijë ka vdekur.

Ministri kubanez për Turizëm Huan Karlos Garrsija theksoi se, sipas raporteve të para, në shpërthim nuk ka shtetas të huaj të vdekur ose të lënduar.