Të paktën 21 viktima nga helmimi me alkool në Indi

Të paktën 21 persona e humbën jetën, ndërsa 30 janë hospitalizuar, pas helmimit me alkool në Indinë Perëndimore, kumtuan sot persona zyrtarë.

Incidenti ka ndodhur në rajonet Ahmedabad dhe Botad në shtetin indian Guxharat, ku është i ndaluar prodhimi, shitja dhe konsumi i pijeve alkoolike.

Tani për tani nuk është e njohur se çfarë kimikatesh ka pasur në pije.

Sipas mediave indiane, janë arrestuar disa persona të dyshuar, të cilët kanë shitur pije të tilla alkoolike.

Rastet e vdekjes nga alkooli ilegal janë të shpeshta në Indi, ku atje është i lirë dhe shpesh i përzier me kimikate si pesticide për të qenë më i fuqishëm.

Trafikimi i pijeve alkoolike u bë biznes mjaft profitabil në Indi. Trafikantët nuk paguajnë tatime dhe ua shesin lirë të varfërve sasi të mëdha të prodhimtarisë.

Në vitin 2020, të paktën 120 persona e humbën jetën pas helmimit me alkool në shtetin verior indian Penxhabi.