Të paktën 18 persona humbën jetën, 25 janë lënduar në përmbytjet në Afganistan
Të paktën 18 persona humbën jetën, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar në përmbytjet në Afganistan gjatë tri ditëve të fundit, kumtuan sot persona zyrtarë, lajmëron DPA.
Pesëmbëdhjetë provinca në vend janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet, kryesisht në rajonet lindore dhe qendrore, deklaroi zëdhënësi i Shërbimit për Menaxhim me Katastrofa në vend, Mohamad Nasim Hakani.
Siç shtoi ai, mijëra hektarë tokë bujqësore janë shkatërruar në provinca të ndryshme.
Autostrada kryesore që lidh provincën lindore të Nangarharit dhe kryeqytetin Kabul u mbyll për komunikacion gjatë ditës së djeshme, pasi përmbytja dëmtoi një urë.
Njerëzve u është kërkuar të përmbahen nga udhëtimi derisa në riparimin e rrugës.
Ditëve në vijim sërish priten reshje shiu.