Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në një zjarr në Bangladesh

Në një zjarr të madh që ka shpërthyer mbrëmë në një magazinë kontejnerësh në pjesën juglindore të Bangladeshit kanë humbur jetën të paktën 16 persona, ndërsa më shumë se 150 janë lënduar.

Zjarri ka shpërthyer në një objekt kontejnerësh në Sitakundi, 40 kilometra larg qytetit portual Çitagong, duke shkaktuar shpërthime të mëdha të cilat dëmtuan shtëpitë aty pranë.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.