Të paktën 159 të vdekur nga përmbytjet sezonale në Niger
Në përmbytjet që përfshiu Nigerin këtë sezon, kanë humbur jetën 159 persona, prej të cilëve 39 janë mbytur, ndërsa 121 janë lënduar nga shembja e ndërtesave në zonat e prekura.
Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile njoftoi se më shumë se 259,000 objekte banimi, 72 shkolla dhe 210 depo drithërash u shkatërruan ose u dëmtuan nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Përmbytjet morën të paktën 700 krerë bagëti.
Shërbimi meteorologjik tha se deri në fund të muajit priten reshje të reja të dendura.

