Të paktën 15 të vdekur në vërshimet në Iran
Në vërshimet në pjesën jugore të Iranit humbën jetën të paktën 15 persona, ndërsa tetë konsiderohen të zhdukur, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Të reshurat e mëdha shkaktuan vërshime në disa qytete dhe fshatra në provincën Fars.
Shtabi lokal i krizës njoftoi se po vijon hetimi për të zhdukurit.

