Të paktën 13 të vdekur nga zjarri në një klub nate në Tajlandë
Të paktën 13 persona e humbën jetën, ndërsa 40 u lënduan nga zjarri në një klub nate në afërsi të qytetit turistik Pataja në Tajlandë.
Zjarri ka shpërthyer në orën një pas mesnate sipas kohës lokale ndërsa nën kontroll është vënë madje tri orë më vonë.
Në filmimet e publikuara nga ekipet e shpëtimit, shihet një ndërtesë e përfshirë nga flakë të zeza të dendura, ndërsa disa persona po përpiqeshin të iknin.

