Të paktën 13 të vdekur në përleshjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të qeverisë siriane

Të paktën 13 persona humbën jetën në përleshjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të qeverisë në pjesën jugperëndimore të Sirisë, njoftoi sot Qendra Siriane për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut, raportoi DPA.

Banorët vendas për DPA-në deklaruan se mbrëmë vonë ka pasur një shkëmbim zjarri dhe bombardime artilerie në provincën jugperëndimore të Sveidas.

Sipas mediave lokale, kryengritësit atje filluan të luftojnë kundër kreut të njësisë pro-qeveritare të mbështetur nga inteligjenca ushtarake siriane. Sipas informacioneve, nga përleshjet ka viktima dhe të plagosur nga të dyja palët.

Konflikti në Siri filloi në pranverën e vitit 2011 me protesta kundër qeverisë së presidentit Bashar al Asad, të cilave qeveria iu përgjigj me dhunë.

Mbështetësit e kreut të shtetit tani kontrollojnë sërish rreth dy të tretat e vendit. Megjithatë, një zgjidhje politike për konfliktin në vend nuk është ende në shqyrtim.