Të mërkurën është caktuar Këshilli ekonomiko- social, do të vendoset për pagën minimale

Shkup, 31 janar – Të mërkurën është caktuar Këshilli ekonomiko- social ku do të vendoset për kërkesat e Sindikatës për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë dhe rritjes spirale të të gjitha pagave tjera dhe kthimit të së drejtës së regresit të pushimit vjetor për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, Darko Dimovski në deklaratën për media ka thënë se nëse deri të mërkurën nuk përmbushen kërkesat e tyre do të organizojnë grevë, ndërsa nuk përjashtohen edhe mundësitë si protestë, bllokim të rrugëve…
“Si Lidhje e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut nuk e pranojmë fjalën ‘do’, por ‘kur’ dhe ‘sa’. Prandaj jam pak i revoltuar nga raporti i partnerëve tanë social. Të mërkurën vazhdon beteja për të drejtat e punëtorëve. Qëllim i vetëm është ekzistenca e punëtorit në këtë krizë ekonomike, energjetike dhe atë të kovidit”, ka thënë Dimovski pas takimit të sotëm në Qeveri.
Sindikata një kohë të gjatë kërkon rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë dhe rritjes spirale të të gjitha pagave tjera. Si argument ata përmendin rritjen e shpenzimeve të jetesës dhe faktit që për shportën sindikale janë pak dy paga minimale. Javën e kaluar është prezantuar edhe analiza e tre profesorëve që konfirmon se rritja e pagës minimale nuk ndikon negativisht në firmat, por e rrit motivimin e të punësuarve dhe me këtë ndikon edhe në produktivitetin.