Të holla evropiane për komuna inovative

Shkup, 9 shkurt – Tetë komuna të Maqedonisë morën ndihmë finansiare për realizimin e projekteve inovative. Disa komuna reagojnë se paratë ndahen në projekte të cilat nuk janë prioritet për nevojat e qytetarëve.

Qendër ditore për fëmijët me pengesa. Për këtë projekt i cili duhet të realizohet në 36 muajt e arhdshëm, komuna e Vrapçishtit mori mjete nga Unioni Evropian. Në periudhë prej një viti duhet të ndërtohet objekti, ndërsa dy vitet e ardhshme duhet të bëhen të gjitha trajnimet e kuadrit dhe prindërve, që projekti të zbatohet me sukses, transmeton Zhurnal nga REL.

I pari ikësaj komune Isen Shabani thotë se ky projekt është me prioritet për komunën e tij, sepse atje ka 59 fëmijë me pengesa dhe u nevojitet një kopsht i veçantë.

Vrapçishti është një nga tetë komunat që morën ndihmë finansiare në vlerë prej 5,5 milion euro nga BE dhe Ministria për Vetqeverisja lokale me mbështetje të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim. Projektet e miratuara nga 58 aplikime për këtë ndihmë janë zgjidhje inovative për menaxhim me mbeturina të forta, përmirësimin e urbanizmit, përfshirjen socale të personave me pengesa, digjitalizmin e shërbimeve lokale, efikasitet enerjgetik dhe inovacione për zhvillim të turizmit.

Konkretisht në këtë thirrje publike nga BE-ja, komuna e Dibrës nuk ka aplikuar fare, por pa ndihmën e fondeve evropaine, bankës botërore, bankës europiane për zhvillim dhe donacioneve tjera ndërkombëtare, vështirë të realizohen projektet që janë me rëndësi të veçantë për qytetarët e asaj komune.

Kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka thotë se me ndihmë evropiane kanë kryer projekte për efikasitet energjetik. Por gjithsesi, apelon që investimet në bëhen në projekte me prioritet, gjegjësisht probleme thelbësore për qytetarët në komunë.

“Prioritet mbi prioritete për komunën e Dibrës është uji për pije dhe menaxhimi me mbeturina. Edhe unë gjithnjë në bisedime me organizata të huaja e them këtë. Do të thotë kemi projekte të përpunuara dhe plane për këtë dhe mundohemi të gjejmë finansa t’i realizojmë. Përshembull një rezervuar për ujë për pije kushton 36 milion denarë, ky është një investim kapital por edhe vital për komunën tonë”, thotë Duka.

NGa Ministria për Vetqeverisje Lokale e cila mer pjesë me 15% thonë se qëllimi ka qenë të jepet një nivel shtytës të projekteve të cilat do të përmirësojnë konkurencën dhe zhvillimin e komunave. Për këtë qëllim janë angazhuar ekspertë të huaj të cilët përmes trajnimeve u ka ndihmuar komunave të përgatisin projekt dhe të aplikojnë.

Nga delegacioni i bE-së janë të kënaqur që komunat kanë shprehur interes për thirrjen publike, përshkak se në praktikë 2/3 e mjeteve të BE-së për mbështetje të shteteve implementohen në nivel lokal.

NGa Sekretariati për Çështje Europiane theksuan se lidhja e komunave me BE-në është me rëndësi për zhvillimin e iniciativave të reja siç janë dhe këto projekte të cilat siç thonë, janë rezultat i vlerësimit të nevojave të qytetarëve.

Sipas koordinuesit të programit BE për komunat, Karl Xhasint, ekzistojnë mundësi për finansimin e projekteve të reja, siç janë përmirësimi i transparencës në zbatimin e furnizimeve publike, përpunimin e planeve lokale për burime rinovuese të energjisë dhe të tjera, ndërsa Bashkimi Evropian ka edhe shumë programe tjera të cilat janë në dispozicion të komunave.//Zhurnal.