Të gjithë qytetarët tanë të paraqitur janë evakuuar nga Afganistani

Jegunovc, 19 gusht – Të gjithë qytetarët e paraqitur janë evakuuar nga Afganistani dhe për momentin nuk kemi informacione për shtetas tanë të cilët janë të rrezikuar ose të cilit i nevojitet asistencë për evakuim, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

Sipas informacioneve të fundit nga më shumë burime, potencoi ai, të gjithë qytetarët të cilët janë paraqitur për evakuim dhe që janë evidentuar si qytetarë tanë, tashmë e kanë braktisur Kabulin dhe për momentin ndodhen në disa lokacione.

Pjesa më e madhe, mbi 30 qytetarë tanë ndodhen në Britaninë e Madhe, mbi 20 qytetarë janë Doha, Katar, prej ku ditëve të ardhshme do të transportohen drejt qedrave evropiane. qytetarët tanë të cilët ndodhen në bazën e NATO-s në Kabul dje e braktisën Afganistanin dhe ndodhen në Oslo, Norvegji, deklaroi Zaev në Jegunoc, ku së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe kryetarin e Komunës së Jegunocit, Darko Bllazheski morën pjesë në përurimin e sallës sportive në SHFK “Aleksandar Zdravkovski”.

Zaev shtoi se në bazën e NATO-s në Kabul kanë ngelur vetëm ata të cilët akoma i kryejnë detyrat e tyre, ndërsa evakuimi i së cilëve do të bëhet sipas planit për tërheqje nga vetë baza.