Të gjithë qytetarët e paraqitur të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Afganistani
Shkup, 18 gusht – Të gjithë qytetarët të cilët u paraqitën për evakuim nga Afganistani tashmë e kanë braktisur Kabulin dhe për momentin ndodhen në Britani të Madhe, Katar dhe Osllo, prej ku në ditët në vijim do të transportohen drejt Shkupit, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Me atë, theksojnë nga MPJ, se të gjithë qytetarët tanë të cilët ishin planifikuar për evakuim, janë evakuuar dhe për momentin nuk kanë informatë për ndonjë shtetas tonë I cili është në situatë të rrezikuar apo të cilit I nevojitet asistencë për evakuim.
“Pjesa më e madhe, mbi 30 qytetarë tanë ndodhen në Suinlend, Britani të Madhe: mbi 20 qytetarë ndodhen në Doha, Katar, prej kun ë ditët në vijim do të transportohen drejt qendrave evropiane, ndërkaq më pas drejt Shkupit; qytetarët tanë të fundit të cilët ishin paraparë për evakuim, ndërkaq ndodheshin në bazën e NATO-s në Kabul, dje gjithashtu u larguan nga Afganistani dhe ndodhen në Osllo, Norvegji”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
Nga MPJ informojnë se në bazën e NATO-s në Kabul kanë mbetur vetëm ata të cilët ende I kryejnë obligimet e veta, ndërsa evakuimi I tyre do të zhvillohet në pajtim me orarin për tërheqje nga vetë baza.