Të gjitha ekipet pjesëmarrese në turneun e madh PGL Antwerp Major CS:GO

Turneu me i madh i CS:GO do të mbahet në Antwerp të Belgjikës dhe do të fillojë ditën e hënë, më 9 maj, ku 24 ekipe do të garojnë për çmimin e vendit të parë.

Pas super ndeshjeve në kualifikueset për majorin e madh të cilat u mbajtën në Bukuresht të Rumanisë, tashmë janë mësuar 24 ekipet të cilat do të garojnë në turneun më të madh të CS:GO.

Ekipet më të mira të botës do të jenë në garë për një grup çmimesh rreth 1 milion euro, turneu do të fillojë me ekipet ‘Challengers’ me datën 9 maj, ku tetë ekipet më të mira nga kjo fazë do të bashkohen me tetë ekipet të cilat kanë kaluar direkt në fazën ‘Legends Stage’, dhe do të fillojnë garën me datën 14 maj.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të 24 ekipeve të cilat do të jenë pjesë e turneut major, PGL Antwerp Major 2022.


Ekipet ‘Challengers’:

ENCE
G2
Astralis
Outsiders
Vitality
Liquid
Complexity
MIBR
Spirit
forZe
Bad News Eagles
Eternal Fire

Ekipet ‘Legends’:

Heroic
BIG
FaZe
Na’Vi
Cloud9
Copenhagen Flames
NIP
FURIA