Taravari u takua me zëvendëskryeministren e Kosovës, Gërvalla-Shvarc

Gostivar, 24 mars  – Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët,  Arben Taravari pasdite ka pritur në takim zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donik Gërvalla-Shvarc.

Në kuadër të këtij takimi janë trajtuar tema të fushëveprimit të spektrit politik mes dy vendeve, gjendjen në lidhje me funksionimin e institucioneve qeverisëse lokale si dhe atyre qendrore, migrimi dhe euro-integrimet.

“Kënaqësi të prisja sot në takim,  Donik Gërvalla – Shvarz, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij takimi, mes tjerash, u trajtuan tema të fushëveprimit të spektrit politik mes dy vendeve tona, gjendjen në lidhje me funksionimin e institucioneve qeverisëse lokale si dhe atyre qendrore kundrejt detyrimit dhe zbatimit të të drejtave politike, institucionale dhe qytetare të shqiptarëve në RMV. Para ministres prezentova edhe punët tona si pushtet lokal”,, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Nga ana e saj  Gërvalla – Shvarz premtoi instrumente të përkrahjes dhe thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Palët mes veti kanë folur edhe për tema tjera të rëndësishsme, sikurse konfilikti në Ukrainë dhe siguria e përbashkët e shteteve të rajonit të Ballkanit Perendimorë.