Taravari: Themeluam degën e ASH-së në Studeniçan

Studeniçan, 11 tetor – Kryetari i Aleancës për Shqiptaët, Arben Taravari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se partia që drejton ka themeluar degën e saj në Studeniçan të Shkupit, të cilës do t’i prijë Erduan Saliju.

“Në Studeniçan Aleanca për Shqiptarët sapo themeloi degën e saj me njeriun që e ringjalli këtë degë Suat Saqipi, e prej sot si Kryetar Dege do ta prin një njeri fisnik si Erduan Saliju”, ka shkruar Taravari.