Taravari: Nëse nuk kandidon Z.Sela përsëri për kryetar, do ta shqyrtoj për vete

Shkup, 31 janar – Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot para mediave foli rreth kongresit të ardhshëm të ASH-së e cila do të mbahet më 27 mars.

Në këtë kongres pritet të vazhdojë Sela ose të mos kandidojë fare për edhe një mandat tjetër.

Për këtë siç tha Taravari, do të diskutohet brenda organeve të partisë ndërsa shtoi se nëse nuk kandidon Ziadin Sela, do ta shqyrtonte vet ai nëse do të dorëzonte kandidaturë për kryetar partie, informon Zhurnal.

Mirëpo siç theksoi Taravari, nëse Sela dorëzon kandidaturë për kryetar, ai assesi nuk do të dilte si kundërkandidat dhe do ta mbështeste përsëri Ziadin Selën.

“Jemi duke e diskutuar brenda organeve partiake. Kongresi ynë mbahet më 27 mars. Besoj se brenda 10-15 ditëve do të shpallen kandidaturat. Në fund anëtarësia e ASH-së vendosë si më tutje. Në parim mendoj se z.Sela duhet të vazhdon por jemi duke e diskutuar kryesisht me zotërinë Sela si e ka planin ai më tutje. Nëse nuk kandidon mund të shqyrtohet ajo por nëse kandidon as që diskutohet unë 100% nuk i dal kundërkandidat z.Selës”, tha Taravari.

Tani për tani nuk ka shenja nga Ziadin Sela se do të tërhiqet nga posti i kryetarit të partisë, gjegjësisht se nuk do të kandidojë në kongresin e ardhshëm.

Sa i përket kësaj çështje, ashtu edhe siç njoftoi Taravari, do të zhvillohen bisedime të brendshme në parti dhe do të vendoset më 27 mars.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/935887617319022/