Taravari mirëpret në takim ambasadoren amerikane, Kate Marie Byrnes
Shkup, 18 shkurt – Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot ka mirëpritur në takim ambasadoren amerikane, Kate Marie Byrnes, informon Zhurnal.
Mandati i ri, projektet e së ardhmes në nivel lokal dhe situata aktuale politike në vend, ishin tema të trajtuara gjatë takimit. Ky takim u shfrytëzua për të biseduar edhe për çështje tjera që i tangojnë të dyja palët.
Taravari ka falenderuar ambasadoren për investimet e përbashkëta që janë bërë me SHBA-të, dhe ndihmën që ata e kanë dhënë për komunën e Gostivarit./Zhurnal.mk

