Taravari dhe Sela vizituan Sarajin, interesim i madh për rritjen e ASH-së

Shkup, 6 Tetor – Arben Taravari i shoqëruar nga ish-kryetari Zijadin Sela sonte kanë vizituar Sarajin dhe Shuto Orizaren. Taravari siç shihet ka nisur një aktivitet të madh me qytetarët dhe aktivistët e ASh-së për të bashkëbiseduar dhe ndarë hallet e tyre së bashku.

Siç shihet Taravari bashkë me Selën janë duke e ringirtur ASh-në një një vend ku ishin më parë pas humbjes në Tetovë.

Ndryshe ASh-ja ka 8 deputet dhe mund të jetë faktor kyç për zgjerimin e qeverisë duke ia bashkuar deputetët shumicës parlamentare.