Talebanët javën e ardhshme do t’i hapin shkollat e mesme për nxënëset, njoftuan persona zyrtarë

Talebanët do t’iu lejojnë vajzave përgjatë Afganistanit që të kthehen në orë kur do të hapen shkollat e mesme javën e ardhshme, deklaroi përfaqësuesi zyrtar për Arsim, pas pasigurisë disamujore nëse do të lejohet qasje e plotë në arsim për vajzat dhe gratë.

“Të gjitha shkollat do të jenë të hapura për të gjithë djemtë dhe vajzat”, deklaroi Azis Ahmad Rajan, zëdhënës i Ministrisë së Arsimit.

“Por, ka disa kushte për vajzat”, tha ai, duke shtuar se nxënëset do t’i mësojnë ndaras nga djemtë dhe vetëm me profesoresha.

Në disa rajone rurale ku ka mungesë të mësimdhënëseve, ai tha se mësimdhënësve më të vjetër meshkuj do t’iu lejohet që t’iu ligjërojnë nxënëseve.