Talebanët i arrestojnë dhe torturojnë civilët në Afganistan

Hjuman rajts uoç (HRW) sot kumtoi se forcat talebane të sigurisë në Afganistanin verior kanë arrestuar ilegalisht dhe kanë torturuar civilë, të cilët gjoja kanë bashkëpunuar me grupet e armatosura rivale.

Luftime janë intensifikuar në Luginën e Panshirit nga mesi i majit të këtij viti, kur Fronit popullor i rezistencës në Afganistan (NRF) i sulmoi strehimoret talebane në rajon.

Talebanët u kundërpërgjigjën duke dërguar mijëra luftëtarë dhe duke kryer operacione speciale të drejtuara drejt të gjithë të dyshuarve për bashkëpunim me NRF-në”, raportoi HRW.

“Talebanët kanë kryer ekzekutime masive dhe luftëtarët dhe të burgosurit e tjerë janë zhdukur, gjë që është një krim lufte”, thuhet në komunikatë.

NRF është një koalicion antitaleban nga rajoni që ishte bastioni i fundit i rezistencës talebane.