Takimi Kovaçevski-Mishel është ricaktuar për nesër
Bruksel, 3 shkurt – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pasdite duhej të takohej me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, por takimi u anulua për nesër në ora 9:30, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Informacionin e konfirmuan nga Këshilli Evropian për MIA-n.
Takimi mes kryeministrit Kovaçevski dhe shefit të Këshillit Evropian u anulua për shkaqe personale të kryetarit Mishel.
Kovaçevski nesër, gjithashtu do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
Sonte ai do të takohet me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla.

