Takime të presidentit Pendarovski me drejtorët e DGSE dhe BND, Berner Emie dhe Bruno Kal
Shkup, 19 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut realizoi takim me drejtorin e Drejtorisë së përgjithshme të sigurisë së jashtme të Francës (DGSE), Bernar Emie dhe me drejtorin e Agjencisë gjermane të Inteligjencës (BND), Bruno Kal.
Bashkëbiseduesit, siç njofton Kabinet i Pendarovskit, kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë dhe për sfidat lidhur me ngjarjet në rajonin e gjerë.
Në takime, presidenti Pendarovski vlerësoi se është i rëndësishëm komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet agjencive të sigurisë, veçanërisht ndërmjet anëtarëve të NATO-s, në të cilat zhvillohen bisedime dhe konsultime për përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

