Takim Minçev – Grigorian, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së: Avancimi i platformës për mësim në administratën publike

Shkup, 20 qershor – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot realizoi takim me Armen Grigorian, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe me përfaqësues nga Departamenti për Prosperitet Gjithpërfshirës.

Siç bënë të ditur nga Ministria e Administratës Publike, takimi i ishte kushtuar statusit vijues dhe progresit të platformës për menaxhim me mësim (LMS), si dhe funksioneve të cilat i ofron sistemi.

“Në takim u prezantuan avantazhet e arritura përmes angazhimit të UNDP-së në zhvillimin e platformës, ndërsa u theksua gatishmëria për mbështetje të vazhdueshme të Ministrisë për zhvillimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit. Qëllimi është të sigurohet një sistem afatgjatë dhe efikas për trajnimin e nëpunësve administrativë dhe të kontribuohet në një përfshirje më të madhe dhe zhvillim profesional në administratën publike”, bëhet e ditur në kumtesë.

Ministri Minçev shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me UNDP-në dhe theksoi se Ministria e Administratës Publike vazhdon të punojë në modernizimin dhe avancimin e kapaciteteve të institucioneve publike, veçanërisht në pjesën e arsimit dhe trajnimit të nëpunësve shtetërorë.

Takimi, shtohet në kumtesë, ishte i rëndësishëm për definimin e hapave të ardhshme dhe mundësive të reja për përmirësimin e efektivitetit të sistemit për mësim në sektorin publik.