Takim Mickoski – Vuçiç: Të ndërtojmë ura për të ardhme më të mirë të popujve tanë

Shkup, 3 gusht – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ishte për vizitë pune në Beograd. Ai së bashku me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikoloski dhe deputetin Ivan Stoilkoviq, realizuan takim me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, informon Zhurnal.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin e thelluar të dy vendeve simotra në korniza të partisë popullore evropiane, perspektivave evropiane dhe bashkëpunimit rajonal.

Mickoski ka potencuar nevojën që të hapërohet seriozisht në luftën për një jetë më të mirë dhe qytetarë më të lumtur.

“E ardhmja e rajonit nuk është në ndërtimin e mureve, por ndërtimin e urave të cilat do të sjellin jetë më të mirë dhe më të pasur për të gjithë, duke theksuar se integrimi evropian duhet të jetë akselerator i atyre proceseve”, është shprehur Mickoski.

Vuçiç nga ana tjetër ka dhënë mbështetje në pozitat për zhvillim të bashkëpunimit dhe thellimit të miqësisë, si dhe iniciativa “Mini-shengen”, siç kanë potencuar dy bashkëbiseduesit, nuk guxon të jetë alternativë e Bashkimit Evropian por mënyrë si të tejkalohen pengesat dhe për zhvillim të shteteve.//Zhurnal.mk