Takim Mariçiq-Reka: Intensifikimi i bashkëpunimit bilateral është i rëndësishëm në periudhën e ardhshme

Shkup, 14 shkurt – Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot kishte takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend Fatos Reka.

Siç kumtuan nga Sekretariati për çështje evropiane (SÇE), Mariçiq dhe Reka biseduan për fillimin e mundshëm të përbashkët të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin, i cili do t’u mundësojë dy vendeve fqinje të arrijnë një bashkëpunim më të ngushtë për shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen e ndërsjellë në procesin e përgjithshëm të negociatave me BE-në.

Ambasadori Reka e konfirmoi mbështetjen nga ana e Shqipërisë për tejkalimin e çështjeve të hapura me Bullgarinë fqinje me qëllim të përshpejtimit të procesit.

“Në takim u theksua rëndësia e iniciativave aktuale në të cilat marrin pjesë së bashku Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, përkatësisht Ballkani i Hapur dhe paralelisht Procesi i Berlinit. Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe ambasadori Reka theksuan se intensifikimi i bashkëpunimit bilateral si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik është vendimtar në periudhën e ardhshme”, kumtuan nga SÇE-ja.

Njëherit, i përshëndetën iniciativat për realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore, zbatimi i të cilave do të kontribuojë në afrimin e vendeve, gjegjësisht shkurtimin e kohës së udhëtimit dhe lehtësimin e tregtisë, si në kuadër të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar me mbështetje evropiane dhe të përbashkët. projekte mes dy qeverive.